Testet për Covid-19 që e tregojnë rezultate në vend për 15 deri në maksimumi 30 minuta do të mundësohen për të gjithë botën, duke shpëtuar potencialisht mijëra jetë dhe duke frenuar pandeminë në vendet e varfra dhe të pasura. Sipas “The Guardian”, afro 120 milion analiza të shpejta antigjeni nga dy kompani do të furnizojnë vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme për 5 dollarë secila, ose edhe më pak.
Testet, të cilat duken si një test shtatzënie, duhet të lexohen nga një punonjës shëndetësor. Një test ka marrë miratimin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe tjetra pritet ta marrë atë së shpejti. Testet e shpejta dhe të thjeshta por me cilësi të lartë do të lejojnë kontrollimin masiv të punonjësve shëndetësorë, të cilët po vde sin në numër joproporcional në vendet me të ardhura të ulëta.
Vendet e pasura që kanë nënshkruar iniciativën e Aksesit në mjetet Covid (përshpejtuesi ACT), gjithashtu do të jenë në gjendje të porosisin testet. Nisma u nis në mars nga OBSH, komisioni Evropian, Fondacioni Gates dhe qeveria Franceze.