Në korrik të këtij viti, këngëtarja e njohur Olta Boka dhe partneri i saj Ivi Rrokaj u bekuan me një bebushe të cilën e pagëzuan me emrin Gaia. Kjo periudhë ka qenë më e lumtura për Oltën, e cila s’është marrë me asgjë tjetër përpos vajzës së saj.
Siç ka treguar edhe më herët, këngëtarja ka përjetuar një dashuri të rrallë dhe shumë të madhe me ardhjen në jetë të vajzës së saj. Madje, ajo rrëfen për ndjekësit në Instagram se ka kuptuar qëllimin e jetës së saj, i cili ishte të bëhej nënë.
“E doje këtë shtatzëni? E kishe planifikuar?”- e pyet një ndjekës, të cilit Olta ia kthen: “Për mua fëmija është investimi dhe dhurata më e bukur që mund t’i bësh vetes! E doja me shpirt dhe mezi e kam pritur! Unë kam kuptuar që kam ardhur në jetë për t’u bërë mama.”- shkruan ajo.
Mirëpo, a do ta shohim ndonjëherë Gaian në publik? Olta i trembet kësaj!“Kjo është një pyetje që më bëhet vazhdimisht. Nuk e di nëse do ta prezantoj Gaian publikisht. Unë marr shumë dashuri nga ju dhe jam më e lumtura për këtë, por dua ta mbroj edhe nga ndonjë “sulm” dashakeqës që me thënë të drejtën në raste të tilla ndikon shumë.”- shprehet Olta. Sa kohë do të qëndrojë larg skenës apo muzikës? Edhe për këtë e ka një përgjigje: Derisa Gaia të mbushë të paktën 1 vjeç.