Në gusht të këtij viti, aktorja e njohur Olta Gixhari mirëpriti në jetë një mrekulli. Ajo u bë nënë për herë të parë e një djali të cilin e pagëzoi me emrin Amar, ndërsa po shijon në maksimum ditët e para të mëmësisë. Ajo s’ka mundur ta mbajë dot vetëm për vete gëzimin dhe në rrjete sociale ka ndarë emocionet më të bukura të të bërit nënë për herë të parë.

Olta ndihet në qiellin e shtatë me vogëlushin e saj, që tashmë ia ka ndryshuar jetën totalisht. Megjithëse s’na e ka zbuluar ende portretin e tij, aktorja s’na i kursen aspak pozat e ëmbla të të birit, si kjo e sotmja.

Ajo e ka veshur Amarin të gjithin me rroba ngjyrë blu, ndërsa e ka fotografuar teksa fle përmbys. Edhe kësaj here, Olta i ka vendosur një zemër blu mbi fytyrë vogëlushit i cili na i shkriu zemrat me duart e këmbët e tij të vogla.

Duket se Olta ka vendosur ta mbajë hermetike jetën e saj private dhe ende s’na e ka bërë të ditur identitetin e partnerit, me të cilin po jeton prej disa kohësh në Spanjë. E vetmja foto që kemi prej çiftit është kjo në bregdet, ku sërish nuk arrijmë të dallojmë aspak portretin e tij!