Teoritë magjike të kapitalizmit dështuan plotësisht dhe këtë e dëshmuan në saj të krizës së shkaktuar nga Covid-19, u shpreh Papa Françesku, i cili shtoi se bota ka nevojë për një ideologji të re ne cila promovon dialogun, solidaritetin. Elementët kryesorë të leksioneve të tij Papa i mblodhi në një enciklikë të re të quajtur Të Gjithë në Vëllazëri . Në enciklikë, Papa ka kundërshtuar dhe doktrinën e Kishës Katolike e cila e justifikon luftën si një metodë legjitime mbrojtjeje, edhe pse si praktikë është përdorur gjerësisht në shekuj”.

Papa u shpreh se pandemia ka konfirmuar mendimin e tij se institucionet politike dhe ekonomike duhet të reformohen për të adresuar nevojat legjitime të atyre që janë dëmtuar më shumë nga kriza e shkaktuar nga Covid-19. “Cilido që mendon se i vetmi mësim është nevoja për të përmirësuar atë çka po bëjmë aktualisht, apo të përmirësojë sistemet dhe ligjet, po mohon realitetin”, thekson Papa.

Papa përmendi humbjen e miliona vendeve të punës për shkak të virusit dhe kërkoi që qeveritë t’ua vënë veshin lëvizjeve popullore, sindikatave dhe grupeve të margjinalizuara për të krijuar politika më të drejta sociale dhe ekonomike.