Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar të hënën se pandemia globale e COVID-19 mund të kapërcehet shpejt në rast se vendet i përdorin mekanizmat e duhur. Sipas mediave të huaja, ai paralajmëroi se në rastin e kundërt, pandemia do mund të qëndrojë për një kohë të gjatë. “Në rast të se i përdorim si duhet mekanizamt që ne i kemi në dispozion, mund t’i japim fund së shpejti pandemisë”, u shpreh Ghebryesus, duke shtuar se vaksina mund të jetë gati në fund të vitit 2020 ose në fillim të vitit të ardhshëm.