Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e diel moti parashikohet kryesisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat nga orët e drekës në relievet malore arrijnë deri të dendura. Përgjatë gjithë ditës, parashikohet reshje shiut,por sporadike dhe në formën e pikave. Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim – verilindje 1-12m/sek. Valëzimi në dete, parashikohet i forcës 0-1 ballë.