Largimi i Shqipe Hysenajt nga Përputhen u shoqërua me shumë zhurmë. Ishte Andi Shehu ai që reagoi i pari në studio, duke thënë se nuk ishte vendim i drejtë, pasi të gjithë ata që ishin të pranishëm aty kishin përdorur fjalë fyese. E zëmë se Shqipja është vajza më e keqe në botë. Mua si And më ka hyrë në zemër. Tani, unë për këtë punë kam ardhur këtu,- u shpreh ai.

Që në fillim të këtij emisioni, Andi dhe Shqipja kishin shprehur pëlqimin për njëri-tjetrin dhe përjashtimi i 28-vjeçares për shkak të bu l liz mit që ushtroi, e ndërpreu rrugëtimin e tyre në mes. Por, duket se Shqipja nuk është më aq e dhënë pas tij. Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, Shqipja u pyet se sa e pëlqen Andin nga 1 tek 10.