Deputeti i PS, Damian Gjiknuri ka reaguar pas deklaratës që dha deputeti i opozitës Halit Valetri i cili tha se ishte kërc ënuar nga Gjiknuri. Në një komunikim me gazetarët Gjiknuri e ka cilësuar debatin që pati me deputetin Valteri jashtë ambienteve të Kuvendit si një histori krejt ordinere.

Më tej ai tha se Valteri është i mërzitur nga ndryshimet në kodin zgjedhor dhe nuk di të kontrollojë emocionet e tij. “Janë gjëra krejt ordinere, unë gjerat i shpreh publikisht janë gjëra politike, asgjë personale, pse duhet ta kërc ënojë unë Valterin? Deputete dhe komunikojnë unë nuk jam këtu të merrem me të. Çdo parti ka qëndrime e tij politike, më vjen keq që debati i rëndësishëm për ligjin të kalojë nën gjëra personale.

Unë ak uza personale i kam dëgjuar nga të gjithë. Unë nuk merrem me historinë çfarë më tha e çfarë i thash. Disa njerëz janë mërzitur me ndryshimet e Kodit Zgjedhor dhe nuk dinë të kontrollojnë emocionet e tyre. T’i de n onc oj nëse i ka emrat e atyre që janë blerë”, tha Gjiknuri. (TemA)