Deputetja e opozitës së re Rudina Hajdari ka bllokuar foltoren e Kuvendit, duke kërkuar që kjo seancë të mbyllet, pasi sipas saj është një aktrim i tu rpshëm. Rudina Hajdari nuk e lëshon foltoren e kuvendit, ndërsa ministrja Elisa Spiropali i ka dhënë përgjigje Hajdarit duke i thënë se: “Me ulërima nuk dëgjohesh në këtë Kuvend, nuk të marrin vesh as qytetarët”.

“Nuk jemi këtu për të gjetur mbijetesën e një partie të dalë boje, por as për ndonjë parti që kërkon të dalë mbi vullnetin qytetar. Në fund ne biem dakord me një sistem me vendet e tjera, dhe që prodhon një qeverisje që është stabël për qytetarët. Të jeni të sigurt se qytetarët do votojnë për ekipin. Do ta kenë shancin të votojnë emër për emër. Partitë politike do të nxjerrin në listë njerëzit më të votuar”, tha Elisa Spiropali.