Nga Mero Baze/

Lulzim Basha po përpiqet të mos e llogarisin bashkë me Ilir Metën. Kjo nuk ka të bëj vetëm me degradimin e fundit publik të tij , shfaqjen nëpër mejhane me persona me precedent penalë, apo daljen i pirë nëpër ekrane që të justifikojë marrëzitë që thotë. Duket që e ka më të thellë. Ai nuk do që votuesit e tij të gënjehen prej LSI, duke u thënë se jemi bashkë.

Eshtë kjo arsyeja që ai po përpiqet ti kundërpërgjigjet fushatës së Ramës, “Voto Lulin merr dhe Metën e Monën falas”. Në reagimin e tij sot, ai përpiqet të sqarojë se vota për PD është votë për PD dhe jo pë LSI e Metën.

Ndërsa Edi Rama po e përdor këtë fushatë për të identifikuar degradimin e Metës bashkë me PD, Lulzim Basha po vrapon të distancohet.

Kjo është ajo që në të vërtet nxit më shumë makthe dhe destabilzim tek Ilir Meta që pastaj konvertohen në britma, ofshama dhe sharje me libër shtëpie për Edi Ramën. Qoshja në të cilën e ka vënë Edi Rama, duke e trajtuar Ilir Metën, si problem të PD dhe si kusur të saj, e ka bërë atë agresiv dhe ka degraduar profilin publik të tij, jo më si president por dhe sikur të ishte një skraparlli i thjeshtë nga Çepani.

Efekti i parë i kësaj fushate është distancimi i Bashës, i cili e quajti këtë një lajm të rremë të Ramës. Me pak fjalë, ai do të distancohet nga ideja se vota për PD është dhe votë për Ilir Metën. Dhe kjo natyrisht e bën Ilir Metën të kthej një dopjo tjetër sonte në darkë.

Eshtë kjo arsyeja kryesore, përse u shfaq në ekran dje në mbrëmje, i pirë, i çmendur, i degraduar, i mllefosur, i firkësuar, i çoroditur dhe mbi të gjitha i pashpresë, duke tentuar të vetndjehet si lideri real i opozitës dhe jo si bisht i Lulzim Bashës.

Ajo që ai nuk duron dot, nuk është thjeshtë tallja e Edi Ramës që e quan si resto të PD, por ideja që vet PD e quan kështu.

Fryt i kësaj është ajo skizofrenia publike, e cila nuk ka nevojë ta dëgjosh për të kuptuar që ai nuk është në rregull. Për këtë bëni atë provën e zakonshme të psikiatrit. Hiqni zërit ekranit ku flet Ilir Meta dhe shikoni sytë, kokën, lëvizjet, dhe pamjen e tij. Pa ditur fare se cfarë po thotë, dhe pa u ndikuar nga fjalët e tij, ti e kupton se ai ka nevojë për ndihmë mjekësore. Por tani dhe për atë është vonë se nuk i bën derman. Ndoshta qetësohet pas 25 Prillit.