E papritur për disa por e ditur për demokratët e Pogradecit të cilët kanë një shprehje që e përdorin shpesh ditët e fundit:

“Për të el eminuar djalin e Fahriut e për ta zhdukur Fahriun nga Pogradeci do të ngriheshin edhe të vdekurit nga varri, kemi 45 vjet durojmë Fahriun dhe i biri na duhej.” Por kjo sot nuk ishte shumë e nevojshme.

Mjaftoi Kasem Galla, një nga drejtuesit lokal të PD-së dhe shumë drejtues të tjerë të cilët shkuan dhe i qëndruan procesit në ‘kokë’ e bënë transparent, numëruan cdo votë, nuk pranuan asnjë manipulim, asnjë të prekte kutitë dhe në fund i dhanë leksionin e duhur jo vetëm Klevis Balliut por edhe Lulzim Bashës, duke “ekzekutuar” edhe Eduart Kaprin, ish kryetarin e Bashkisë Pogradec.

Një dorë ka dhënë edhe ish- deputeti Ervin Salianji.

Dy nga fytyrat e kthyera në personazhet më të urryera për demokratët e Pogradecit dhe servilat e Lulzim Bashës të mbështetur nga Fahri Balliu, tashmë kanë marrë goditjen finale. Skema për të shpëtuar Klevisi dhe Eduart Kapri ka dështuar, demokratët e Pogradecit nuk e kanë lejuar dhe mesaduket Kasëm Galla me shokë i kanë dhënë leksionin e duhur sot Luzim Bashës.

Klevis Balliu është një nga “dëshmorët” e një procesi fals që po zhvillohet në të gjithë Shqipërinë ku pasi personat eleminohen Lulzim Basha ka zgjedhur skemën e shtimit të pjesëmarrjes në votim për ti shpëtuar servilët e tij, por në Pogradec sot skema dështoi.