Ambasada amerikane në Tiranë ka përshëndetuar përzgjedhjen e 103 kandidatëve për Byronë Kombëtare të Hetimit.

Në një postim në facebook, Ambasada e SHBA-së përcjell urimet për fituesit, ndërsa për ata që nuk ja dolën thotë se procesi është i vështirë.

“Urime kandidatëve të cilët kaluan në raundin tjetër të procesit së përzgjedhjes për Byronë Kombëtare të Hetimit.

Jo të gjithë ia dolën sepse procesi është i vështirë, por i domosdoshëm, për të gjetur më të mirët e Shqipërisë”.- shkruan ambasada në faqen e saj.