Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp ironizoi të gjithë zërat që thonë se Serbia do ketë dalje në det. “Për interesin tonë dhe jo të ndonjë tjetri ne të hyjmë në këtë kontekst ku kemi hyrë tanimë , që ne të zbatojmë 4 liritë, ne folëm për heqjen e kufit , s’guxon njeri të thojë në Serbi apo nga Brukseli të thojë “Shqipëria e madhe”.
Ne do të ecim me Kosovën shumë më shpejt e do i bëjmë të gjitha e s’na del njeri pengesë. Po kur thonë ca e nxori Serbinë në det, sikur këta e kishin kapur në tok, më ca e nxora në det me kuaj, me shpata? Deti është i shqiptarëve porti është i shqiptarëve jo i serbëve. Kjo është çmenduri, uroj t’i ketë ardhur fundi.Si janë shqiptarët, siç i do armiku, ka thënë Fishta”, tha Rama.