Kryeministri Edi Rama inspektoi sot kantierin e Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit, ku falë punës që vazhdon intensivisht po merr formë terminali i pasagjerëve, po bëhet zgjatja e zgjerimi i pistës dhe po realizohet gjithçka sipas standardeve të Bashkimit Europian për të nisur fluturimet vitin ardhshëm. Rama theksoi se “aktualisht po bëhet zgjatimi me 300 metra i pistës së aeroportit”.
“Më 23 prill unë do sjell këtu ata të Londrës, të PD-së. Të vijnë të votojnë për Lulin dhe të marrin dhe Ilirin dhe Monikën”, tha Rama. Kryeministri theksoi se “normalisht në pranverë duhet të mbaroj edhe ura e re, nga prilli ose maji dhe gjithë sistemi i Rrugës së Kombit”. “Në këtë mënyrë bëhet Rruga e Kombit spektakël pastaj, edhe me ndriçim natën, se ishte si shteg”, shtoi Rama.
Ndërkohë ai theksoi se “me ndërtimin e aeroportit i hapet përfundimisht rrugë edhe investimit në Shishtavec”. Kryetari i bashkisë Kukës, Safet Gjici u shpreh se “paralelisht me punimet në aeroport, do të bëhet edhe rruga e re për të gjithë ata që vijnë nga Kosova drejt Aeroportit të Kukësit”.