Urdhrit të kryeministrit Rama që policia të nis monitorimin për mbajtjen e maskave dhe vendosjen e gjobave që nga parlamenti është zbatuar që ditën e parë.
Deputetët Florenc Spaho i PS-së, Alban Zeneli dhe Kujtim Gjuzi nga opozita parlamentare kanë qenë të parët që janë gjobitur pasi ishin pa maskë. Sapo dolën nga seanca e sotme e Kuvendit, Ata kanë marrë gjoba nga policia, pasi nuk mbajtën maskën në rrugë, duke mos i shpëtuar ndëshkimit ashtu siç është parashikuar në aktin normativ.
Mbajtja e maskës me detyrime dhe në ambiente të hapuar si rrugë, park e kudo tjetër duhet të respketohet nga të gjithë si masë parandaluese për të frenuar sa më shumë përhapjen e COVID-19 dhe respektimi i këtij ligji është për të gjithë, edhe deputetë apo zyrtarët e lartë të qeverisë.
Ndërkohë, në përfundim të kësaj dite, Policia njofton s ejanë vendosur plot 171 masa ndëshkimore me vlerë 3 mijë lekë sa i përket mos-mbajtjes së maskave.