Qeveria polake ka vendosur kufizime të reja në vend, të cilat hynë sot në fuqi, në mënyrë që, sipas saj, ”të shpëtojë shëndetin dhe jetën e popullit polak”. Qeveria është e gatshme të vendosë më shumë kufizime nëse paraqitet një nevojë e tillë. Sipas ligjeve të reja, oraret e hapjes së restoranteve dhe kafeneve kanë ndryshuar, pishinat, palestrat dhe qendrat e fitnesit dhe sallonet e masazheve janë mbyllur dhe udhëtimet me transport publik janë kufizuar në 50% të kapacitetit të ndenjëseve ose 30% e kapaciteti total.
Kafenetë dhe restorantet në të dy zonat ”e verdha” dhe ”të kuqe” do të qëndrojnë të hapura nga ora 06:00 deri në 21:00. Nga 15 tetori, dyqanet, farmacitë dhe zyrat postare në Poloni janë të rezervuara për qytetarë të moshës mbi 60 vjeç, midis orës 10:00-12:00. Të hënën, kufizime të mëtejshme do të ndalojnë tubimet e mëdha private. Shkollat e mesme do të vazhdojnë procesin mësimor në distancë. Zona e kuqe mbulon 152 qarqe, përfshirë 11 kryeqytetet e provincave, ndër të tjera, Varshavën, Gdanskun, Gdynian, Krakovin, Poznanin dhe Lodzin.