Rudina Dembacaj vazhdon të tregojë dashurinë që ndjen për Mark Frrokun me anë të postimeve në rrjetet sociale. Së fundmi, moderatorja publikoi në Instagram disa foto e video duke puthur ish-deputetin në buzë. Por duket se ndjekësit nuk do ta lenë të qetë me komente. “Rudina, e dimë që je e dashuruar, por gjërat e mira dhe me vlerë ruhen dhe mbahen për vete. Pastaj Marku ka dhe fëmijët e vet, lëru pak kohë dhe atyre”,- i shkruante një ndjekëse.
Por, Rudina nuk ka vonuar dhe i ka kthyer përgjigje. “Ua, me të vërtetë? Pse nuk i hedh një sy fëmijëve të tu. Se Marku është i zoti vetë”,- shkruante moderatorja.