Duket se qëndron Luis Suarez mbrapa problemeve të Thomas Tuchel me drejtuesit e Paris Saint-Germain. Sipas Telefoot, trajneri kishte zgjedhur uruguaianin si objektivin numër një të merkatos, por klubi nuk ka dashur t’ia plotësojë dëshirën trajnerit. Nga sa mësohet, Tuchel ka shprehur dëshirën e tij për të marrë Luis Suarez, duke e vendosur këtë të fundit në krye të listës së merkatos. Sulmuesi 33-vjeçar, pasi ka qenë shumë afër Juventus-it është transferuar te Atletico Madrid. Kështu, duket se kjo është një nga arsyet, nëse jo arsyeja kryesore të kritikave dhe tensioneve mes Tuchel dhe drejtuesve të skuadrës.