Kryeministri Edi Rama teksa inspektoi punimet te spitali i ri i Fëmijëve premtoi rritjen e pagave për të gjithë bluzat e bardha, e anoncuar edhe më herët prej tij, por sot ai tha se masa e rritjes do të jetë 40%.

“Sot kemi edhe atë publikimin e masës që do marrim për pagat që do fillojë nga 1 janari, do përfshihen në ligjin e ri të buxhetit për2021. Të gjitha bluzave të bardha do ua rrisim 40% pagat. Nuk është pak besoj”,- tha kryeministri.

Ndërkohë ndërtimi i Spitalit të ri të Pediatrisë në QSUT, me vlerë 9 mln euro është një investim nga i cili përfitojnë rreth 130 mijë fëmijë që trajton ky spital reference për pediatritë në të gjithë vendin.

Ky investim përfshin rikonstruksionin e plotë të Kompleksit të Spitalit Pediatrik që përbëhet nga dy godina, Godina e re (Pediatria e Specializuar) u ndërtua rreth viteve 80′, ndërkohë që Godina e vjetër (Pediatria e Përgjithshme) u ndërtua në 1958 si dhe ndërtimin e një godine të re, per urgjencen, reanimacionin e pediatrise dhe sallat e kirurgjise se pediatrise, duke mundësuar aksesueshmëri, lëvizshmëri, krijimin e ambjenteve miqësore për fëmijët dhe kushte më të mira pune për personelin shëndetësor.