Presidenti i Këshillit Europian, Michel Charles, me anë të një postimi në “Twitter” ka publikuar një foto me Edi Ramën, gjatë një bisede online që ai ka zhvilluar me kryeministrin shqiptar.

Charles thekson se pret me padurim konferencën e parë ndërqeveritare, kurse shton se solidariteti i ndërsjellë gjatë COVID19 ka përforcuar më tej marrëdhënien BE-Shqipëri.