Ilir Meta këto ditë ka dalë nga binarët dhe po sulmon gazetarët të cilët bëjnë shkrime dhe prezantiojnë me fakte shkeljet që ka bërë presidenti. Këtë herë Meta i ka vërsulur Blushin e tij gazetarit Baton Haxhiu pas shkrimit që ky i fundit botoi në gazetën Tema.

“Batonoviç, ti për një vilë në Palasë je gati jo vetëm të shesësh gjysmën e Kosovës, por mezi pret t’ja dhurosh Serbisë, edhe Tiranën e Sheshin e Flamurit në Vlorë. Madje për të shkuar sa më shpejt tek vila në Palasë, ke kohë që lobon për tunelin e Llogarasë, që të mos kalosh nga rruga që ndërtoi Kryeministri Meta.

Hapi sytë katër Batonoviç dhe lexo të dhënat zyrtare e “European Asylym Support Office” për shpopullimin dramatik të Shqipërisë, që ka shkaktuar me keqqeverisjen e tij, sivëllai i padronit tënd në Beograd: Një krahasim për intensitetin e azilkërkuesve për 1000 banorë të vendit tonë me vendet e rajonit.

Shqipëria ka një numër azil kërkuesish për periudhën 2-vjeçare, korrik 2018 – korrik 2020, rreth:

18.4 herë më të lartë se Bosnja. 17.4 herë më të lartë se Mali i Zi. 12 herë më të lartë se Serbia. 5.1 herë më të lartë se Maqedonia e Veriut. 3.9 herë më të lartë se Kosova. Nëqoftëse në 1000 banorë sot emigrojnë në Bashkimin Europian.

Nga Shqipëria emigrojnë 12 PERSONA. Nga Kosova 3.3 persona. Nga Maqedonia e Veriut 2.3 persona. Nga Serbia 1 person. Nga Mali i Zi 0.7 persona. Nga Bosnja Hercogovina 0.6 persona.

Pjesa më e madhe e atyre që po ikin janë TË RINJ. Hapi sytë katër Batonoviç! Kjo është FATKEQËSI KOMBËTARE!

Shqipëria dhe Kosova kanë pasur burra që i kanë mbrojtur dhe do t’i mbrojnë në çdo kohë interesat kombëtare. Për këtë të jesh i sigurtë ti, padroni, punëdhënesi dhe pagatorët e ty shqipfolës!”- shkruan Blushi i Metës.