Qeveria Shqiptare dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim nënshkuan një memorandum mirëkuptimi, me vlerë 100 milion euro, nga të cilat 40 milionë euro janë grant dhe 60 milionë euro kredi, për rindërtim dhe zhvillimin e investimeve për turizmin e trashëgiminë në Shkodër, Berat, Fier, Korçë dhe Gjirokastër.

“Projekti do të forcojë konkurueshmërinë në sektorin e turizmit dhe do të kontribuojë në rimëkëmbjen e saj dhe në rimëkëmbjen e vendit do të shtoja, nga pandemia COVID. Në fakt është i nxitur jo vetëm nga madhësia e tij, që është e konsiderueshme, por gjithashtu dhe nga qasja për të trajtuar dhe zgjidhur pengesat e zhvillimit të turizmit shqiptar. Programi do të financojë strukturën kritike, do të sigurohemi të ruajmë dhe pjesën kritike të zonave të trashëgimisë. Së fundmi, por jo nga rëndësia, do të forcojë rolin për ndërmarrjet, për rritjen e aftësive të tyre dhe rritjen e financimeve të tyre”, tha Rama.

Kryeministri foli edhe për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës ku BERZH është financues.

“Ka tashmë një angazhim të jashtëzakonshëm nga BE-ja, ka një angazhim të jashtëzakonshëm nga Komisioni për të ndihmuar Shqipërinë dhe rajonin, natyrisht mbështetur në vizionin e tregut të vetëm rajonal e në dritën e zbatimit të 4 lirive të Europës, për të investuar në vëllime të tilla që mund ta ndryshojmë tërësisht peizazhin, duke u përqendruar sigurisht tek transporti. Shpresoj që hekurudha Tiranë-Durrës do të jetë pjesë e diçkaje që do të jetë një rrjet rajonal hekurudhor, natyrisht, edhe për autostradat”, tha Rama.

Kreu delegacionit të BE Luigi Soreca tha se topi është në fushë, jo vetëm të BE-së, por edhe të Shqipërisë dhe çdo ndihmë teknike, mund të ketë ndikim në nivel rajonal në sektorin infrastrukturor.