Nga Dritan Hila
Një nga kër cë nim et që bëri Ilir Meta ndaj ndryshimeve të reja të Kodit Zgjedhor, ishte se do t’i shpallte luf të Edi Ramës nga çdo shesh i Shqipërisë. Mitingu i marsit që shkoi, mesa duket i ka dhënë zemër, dhe beson se me një zinxhir mitingjesh të tillë, mund të destabilizojë vendin dhe detyrojë Ramën që të plotësojë kushtet e tij. Por ka një problem. I duhen ushtarë që të mbushë sheshet. Pasi për të qenë të saktë, mitingu i marsit ishte një kontribut i përbashkët i LSI me PD.
Gjithashtu edhe në mitingjet e vitit të protestave, ata që mbushnin radhët, nuk ishin skuadra e gatshme që shoqëron Monikën. Por militantët e PD-së. Madje prania e grupit kaçator të LSI-së, më shumë largonte militantë të PD që uthulloheshin nga kjo prezencë, sesa shtonin radhë.
Shumë prej tyre nuk janë të sigurt se në një situatë bllokimi numrash parlamentarë në legjislaturën e ardhshme, LSI nuk rrëshqet në krahun e socialistëve. Kuptohet, për të mirën e atdheut. Të njëjtën gjë që premton Meta, tentoi Basha ta bënte vitin që shkoi, por e la pasi protestat nëpër rrethe ishin anemike.
Tani, kur një parti e madhe si PD, me prapavijë ideologjike, traditë dhe mbi të gjitha para dhe pushtet lokal në dispozicion, nuk ia doli të shkërmoqte periferinë, mund t’ia dalë LSI? Duhet të kesh kaluar verën në kampet e Jalës që ta mendosh këtë. Presidenti mund të ketë dëshirë që ta terrorizojë Ramën, por e ka të vështirë. I mungojnë ushtarët. Dhe mbi të gjitha, PD nuk duket aspak e gatshme t’ia japë hua. Ndaj në vend që të merret me mitingje fantomatike, do ishte mirë të përgatitet për fushatën dhe ringrinte strukturat në terren. Pasi ky ka për të qenë një dimër i vështirë për familjen Meta.