Forca Tokësore do të ketë nga sot një komandant të ri, ndërsa stafeta kaloi nga gjeneral brigade Albert Mullai tek gjeneralbrigade Arben Kingji.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka prezantoi sot komandantin e ri me besimin se gjeneralbrigade Kingji do të zhvillojë edhe më tej atë që është arritur të ndërtohet deri më sot.
“I uroj atij punë të mbarë dhe gjeneral Mullait suksese në detyrat e tjera”, tha Xhaçka. Ajo theksoi se “trajtimi financiar, kompletimi me pajisje individuale të standardizuara të ushtarit, apo certifikimi nga NATO i Grup Batalionit të Këmbësorisë dhe Kompanisë së Dytë të Batalionit Komando janë disa prej arritjeve të 3 viteve të fundit në Forcën Tokësore, të cilat po i paraprijnë të tjera reformave, me fokus modernizimin e Forcave të Armatosura”, tha Xhaçka.