Kryeministri Edi Rama ka treguar shumë pak në lidhje me mënyrën se si do të përzgjidhen kandidatët për deputetë në Partinë Socialiste.

Ai u ka bërë një ftesë publike të gjithë qytetarëve që nga mësuesit, fermerët e deri tek fermerët. Ai ka theksuar se problemi më i madh i shqiptarëve është Ilir Meta dhe LSI.

“Mos u shqetësoni për kabinetin tonë qeveritar .Do të marrim vlerësimet e partisë për deputetët, shprehjet e interesit për ata që japin më shumë, do të ftoja mësuesit, mjekët, fermerët, emigrantët, protagonistët e rrjeteve sociale, artistët, gazetarët edhe ju që keni merak PS, futuni në PS dhe flisni për PS-në. Është e natyrshme se problemi i madh mes shqiptarëve dhe të ardhmes është Ilir Meta dhe LSI. Nuk merrem me video dhe gomarllëqet e këtij niveli jam i keqardhur. PS nuk ka ndonjë dhomë torturash për të nxjerrë të vërtetat e thella, ligji është i qartë, kush nuk thotë të vërtetën e kap ligjin. Partia nuk mban përgjegjësinë që nëse një anëtar shkel ligjin por të reagojë në kohën e duhur“, tha Rama.