1000 mësues shtesë do të punësohen për të përballuar nevojat për punonjës arsimorë gjatë periudhës së pandemisë në vitin shkollor 2020-2021.

Qeveria mori dje vendimin për punësimin e mësuesve të cilët do të rekrutohen në sistem përmes portalit “Mësues për Shqipërinë” në të gjitha nivelet si arsimi bazë, gjimnaz dhe arsim i mesëm i orientuar.

Punësimi i mësuesve të rinj shtesë i cili vjen si nevojë e zhvillimit të mësimit me turne, dhe sipas vendimit do të bëhet me kontratë afatshkurtër, por me pagë të plotë deri në përfundim të kontratës.

Shpërndarja e mësuesve me kontratë të përkohshme ose me kontratë me kohë të pjesshme, në varësi të nevojave të zyrave vendore të arsimit parauniversitar, bëhet me urdhër të ministrit përgjegjës për arsimin.

Të gjithë mësuesit e punësuar do të paguhen me pagë të plotë për gjithë kohëzgjatjen e kontratës duke përfituar të gjitha të ardhurat, por dhe kontributet e sigurimeve shoqërore apo dhe të orëve shtesë nëse i kryejnë. Ndërkaq, efektet financiare të këtij vendimi përballohen nga buxheti i shtetit.