Shefja e Shërbimit Infektiv prof . Najada Çomo, është shprehur se struktura e re e COVID3 është gati si në pajisjen me aparatura ashtu edhe më një staf mjekësor dhe infemieror të trajnuar.

“Në strukturën e re të COVID3 sipas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe qeverisë është përfunduar si strukturë, praktikisht është instaluar oksigjeni në çdo shtrat që është aq i rëndësishëm për pacientët me COVID dhe natyrisht është bërë edhe pajisja me respiratorë për pacientët që kanë nevojë në terapi intensive, apo në pjesën subintensive. Pjesa tjetër që kemi përgatitur është trajnimi prej disa muajsh i burimeve njerëzore, qoft i mjekëve specialistë, qoft dhe i personelit infermieror që kanë mbi 5 muaj që trajnohen pranë shërbimit infektiv. Personeli infemierore është rekrutuar nëpërmjet protalit dhe një pjesë tjetër vullnetare”, shprehet Çomo.
Teksa ka theksuar se aktualisht vijon të ketë ende kapacitete të lira në Spitalin Infeketiv për trajtimin e pacientëve me COVID19, Çomo deklaroi se pacientët në Shqipëri trajtohen sipas protokolleve mjekësore të njëjta si kudo në botë dhe ofrohet falas.

“Ne kemi gjithaçka që thuhet në botë, të gjitha protokollet e nevojshme. Së fundimi edhe me remdisivirin. Çfarë është shkruar në protokollet e botës e kemi edhe ne. Paceientët janë duke e marrë, duke e ofruar falas 100%, sikurse janë ofruar të gjitha barnat e tjera që janë shkruar në protokollet e botës. Të gjitha barnat ne i përdorim atehërë kur duhet”, tha prof. Çomo.