Futbollisti afrikan Winnful Essua Joseph Cobbina ka qenë marrë i pandehur nga Prokuroria në kohën kur Presidenti Ilir Meta i dha nënshtetësinë shqiptare, në emër të interesit kombëtar dhe brenda disa orëve. Futbollisti i Tiranës Cobbina është marrë i pandehur nga Prokuroria në 24 dhjetor 2019 për falsifikim të lejes së banesës, ndërsa Presidenti Ilir Meta, e ka pajisur me nënshtetësi të veçantë dhe në shmangie të ligji, në datën 28 shtator 2020, me dekret me numër nr. 11747. Cobbina është h etuar dhe më pas marrë i pandehur nga prokurori Adriano Dyrmishi. Shqiptarja .com mëson se Prokurori Dyrmishi e ka referuar dosjen në Gjykatën e Tiranës, dosje e cila ka kaluar për gjykim. Dosja do të shqyrtohet nga gjyqtari Kastriot Gramshi. Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve, vepër për të cilën është marrë i pandehur Winnful Essua Joseph Cobbina, parashikohet në nenin 190 të Kodit Penal. Neni 190 parashikon që “Falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i formularëve të falsifikuar ose paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dë n o het me b u r g im nga gjashtë muaj deri në katër vjet. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dë no h et me b u rg im nga gjashtë muaj deri në pesë vjet. Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, d ën o h et me b ur gim nga tre deri në shtatë vjet”.
Gjatë një investigimi nga Shqiptarja.com, u zbuluar se Presidenti Ilir Meta në datën 28 shtator 2020 ka firmosur një dekret për dhënien e nënshtetësisë shqiptare futbollistit afrikan Winnful Essua Joseph Cobbina, duke deklaruar se kërkesa është bërë nga vetë futbollisti. Por, disa ditë më vonë zbulua sse kërkesa për dhënien e shtetësisë në të vërtetë ishte bërë nga Klubi i Futbollit Tirana dhe jo nga Cobbina, duke nxjerrë kështu zbuluar Presidentin dhe implikimin e tij në këtë sk an dal. Sipas shkresës, Klubi i Futbollit Tirana në datën 25 shtator i ka kërkuar Presidentit Meta dhënien e shtetësisë me urgjencë futbollistit, për të luajtur ndeshjet në kuadër të Europe League, sidomos kundër ‘Young Boys’ në Zvicër, në 1 tetor 2020. Sipas rregullores së UEFA-s, klubet e futbollit që marrin pjesë në Eurove League, nuk duhet të kenë më shumë se sa 5 lojtarë të huaj.
Shkresa u dërgua me postë dhe pas tre ditësh protokollohet nga Presidenca në datën 28 shtator 2020, me numër protokolli 3263. Po atë ditë, në kohë rekord, Ilir Meta ka firmosur dhënie e shtetësisë, duke u përfshirë në manovrën e klubit për t’i hedhur ‘hi syve’ UEFA-s. Në rastin më të mirë, Meta e ka firmosur nënshtetësinë brenda 8 orëve, nëse shkresa është protokolluar në orën 8 e mëngjesi kur nis zyrtarisht puna në institucione dhe nëse Meta e ka firmosur në orën 16, kur përfundon orari zyrtar i punës. Presidenti nuk ka kryer asnjë verifikim, duke shkelur pikën 6 të nenit 9 të ligjit për nënshtetësinë. Nga ana tjetër, kërkesa e klubit Tirana ne fakt është bazuar në ligjin nr. 113/2020 për shtetësinë, i cili nuk kishte hyrë në fuqi. Pavarësisht nga kjo gafë, Meta e ka pranuar kërkesa duke e bazuar dekretin në ligjin e vjetër për shtetësinë të vitit 1998. Ky ligj, në asnjë germë të tij, nuk parashikon që një subjekt t’i kërkojë Presidentit për t’i dhënë shtetësinë një subjekti tjetër, pasi kërkesa sipas ligjit bëhet në polici.