Kryeministri Edi Rama ka folur i irrituar ndaj atyre që protestuan sot para kryeministrisë për vënien e maskave. Rama tha se të gjitha vendet më të fuqishme të Europës kanë vënë maskën me detyrim.
Ai tha se ata që dalin protestojnë janë delirantë që besojnë në konspiracione botërore.

“Mbushni ekranin me delirantë që dalin protestojnë, se ky është konspiracion botëror, për t’u vënë çipa shqiptarëve për të zbuluar Bill Gates se çfarë të fshehtash kanë.

Dalin predikojnë Iluminatin, t’i japësh minuta atyre që japin mesazhe kundër jetës, është lajthitje. Unë nuk vendos se ça jepni ju, por të drejtën të them çfarë mendoj, këtë s’ma hiqni dot,” tha Rama.