Kryeministri Rama ka ironizuar mbi videon e Monika Kryemadhit dhe Petrit Vasilit. Ky reagim ka ardhur pasi Kryemadhi më herët, së bashku me Petrit Vasilin me gjuhë rruge “shthurnin gojën” në një video “humoristike” ku i drejoheshin Kryeministrit duke i thënë se “kështu ikën për lesh pushteti, nuk i bën derman as tepsia as tigani etj..”. ” Do ta bëjnë pallaçinka” shprehej Monika në emër të shqiptarëve, ndërsa ” do t’i hyjmë me tepsi nga koka” ia priste Petrit Vasili duke qeshur.
Videon e Kryemadhit dhe Vasilit, e cila duhet thënë se nuk ishte video që iu ka hije politikanëve që pretendojnë të vijnë në pushtet, Rama i është përgjigjur vetëm me një frazë “Dini gjë ku bie ky pavioni?” Me përgjigjen e tij Kryeministri nënkupton se vetëm dy të çmendur mund të flasin me këtë gjuhë dhe të kërkojnë votën e shqiptarëve.