Kryeministri Rama e ka nisur këtë të dielë me qendrën e re turistike të Vermoshit.
Përmes disa fotove në Facebook, ai shkruan se kjo qendër është e dyta në fokusin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit pas Valbonës.
Sipas tij, rindërtimi i godinave të shkatërruara do të nxisë më tej zhvillimin e turizmit malor.
Postimi i plotë në Facebook:
Mirëmëngjes dhe me Qendrën e Re Turistike të Vermoshit, që pas Valbonës është e dyta në zinxhirin e ri të bujtinave të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, për të nxitur më tej zhvillimin e turizmit malor, duke rilindur në këtë rast godina të shkatërruara shtetërore të kohës së komunizmit, ju uroj një të dielë të bukur.