Ka një diferencë galopante mes qëndrimeve te krerëve të shteteve në rajon (natyrisht edhe në Europë) dhe qëndrimit të Presidentit shqiptar Ilir Meta. Në një kohë kur Ilir Meta nuk respekton as vetë masat e marra anti Covid (për të mos përmendur bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi që thotë nuk ka fare virus), Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, bën thirrje për respektim maksimal masash kundër Covid. Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë apeloi deri tek qytetarët që të respektojnë dhe zbatojnë në përpikëri masat dhe protokollet e qeverisë e për të parandaluar përhapjen e Covid 19.
”Situata është serioze, andaj apeloj deri tek të gjithë qytetarët që në mungesë të vaksinës nuk ka alternativ tjetër pos respektimit të masave dhe protokolleve, ju lutem bëjeni këtë për ju, për të afërmit tuaj”, tha Pendarovski. Ndërkohë që në Tiranë Ilir Meta dhe e shoqja duhet të ndajë mendjen a ekziston apo jo Covid19, në Rajon kreu i shtetit sillet siç i ka hije dhe jep për popullin e tij mesazhin e duhur. /Lexo.al