Autobusët pa kondicioner, trafiku që s’mbaron kurrë, radha e gjatë në qendër tregtare, ajo puçrra e shpifur që ju doli një natë para darkës së rëndësishme me njërin etj etj, janë të shumta arsyet që mund t’ju bëjnë të humbni toruan, por të pakta shenjat e horoskopit që shpërthejnë me të parën. Ose më saktë 5 janë ata që bëhen me nerva sa hap e mbyll sytë, por edhe ju bie inati brenda 30 sekondash. Mund të jenë dhe nga ata persona, të cilët nuk të lënë gjë pa të thënë në nerva e sipër dhe pasi kuptojnë gabimin të kërkojnë falje.

Dashi/ Dashin e mërzit vonesa. Nëse jeni të qetë, dhe ju duhet shumë kohë për të përpunuar një informacion, mos qëndroni afër një Dashi, pasi ai do të nxehet dhe nuk do e përmbajë inatin. Është një shenjë që nuk ka durim.

Demi/ Demi nxehet kur gjërat nuk shkojnë sipas planit të tij,saj ose kur diçka e papritur ndodh. Personat e lindur në këtë shenjë nuk munden thjesht ta kalojnë një gjë dhe të bëjnë përpara sepse u rri mendja gjithë kohën.

Virgjëresha/ Virgjëreshën e nxeh çdo gjë që nga zhurma e përtypjes së çimçakëzit, shqiptimi gabim i emrit të tyre, njerëzit që ecin ngadalë në rrugë etj. Ata nuk durojnë dot njerëzit që janë në një standard më të ulët se ta dhe pakënaqësitë e tyre i shfaqin hapur. Më kot nuk janë shenja më kritike e zodiakut.

Akrepi/ Akrepi është shenja që nuk duron dot injorancën. Urren gjithashtu njerëzit që gënjejnë dhe nëse ndihen të gënjyer, kjo gjë jo vetëm që do i mërzisë, por do i bëjë që të “shpërthejnë”.

Bricjapi/ Bricjapi mërzitet kur ndërpritet në mes të punës nga njerëzit rreth e rrotull e shakatë e tyre. Ata durojnë deri në një pikë, por kur nxehen nuk përmbahen më. Nuk i durojnë dot as shakatë pa kripë, ndaj tregohuni të kujdesshëm me këtë shenjë, sepse i marrin gjërat shumë seriozisht dhe nuk kanë sens humori.