Qeveria shqiptare ka dërguar këtë të enjte në Kuvend marrëveshjen me kompaninë “COVAX” për blerjen e vaksinës kundër COVID-19. Si rezultat i nënshkrimit të marrëveshjes, 1 milionë e 140 mijë vaksina kundër koronavirusit do të blihen për 3.9 milionë dollarë.

Shuma do të paguhet nga buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë dhe dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. 156 vende të botës i janë bashkuar skemës globale COVAX, e cila synon shpërndarjen e 2 miliardë dozave të vaksinës në të gjithë botën që në fund të vitit 2021.