Qeveria italiane synon të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare të lidhur me pandeminë e koronavirusit të ri deri më 31 janar, tha sot kryeministri italian Giuseppe Conte.

“Propozimi është që të zgjatet gjendjen e jashtëzakonshme deri më 31 janar”, tha ai në një konferencë shtypi në Bruksel, pas një samiti të Bashkimit Europian, raporton ATSh. Gjendje e jashtëzakonshme është një përgjigje e zakonshme në Itali ndaj fatkeqësive të tilla, si tërmete ose kriza të shëndetit publik.

Kjo i lejon autoritetet publike të veprojnë më shpejt dhe të anashkalojnë burokracinë. Gjendja e jashtëzakonshme aktuale pritet të skadojë më 15 tetor.