Meteorologët thonë se prej orëve të mesditës së sotme, reshjet do të humbin intensitetin dhe do bëhen më lokale. Njëkohësisht do të shfaqen intervalet e kthjellimeve. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e nesërme moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellimesh.

Prej orëve të para të 24-orëshit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në veri. Në bregdetin perëndimor me intensitet mesatar dhe shtrëngata lokale. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen në: zonat malore 7°C deri në 17°C zonat e ulëta 12°C deri në 23°C zonat bregdetare 13°C deri në 22°C Sakaq, natën që sapo lamë pas reshjet e shiut përfshinë të gjithë vendin me sasinë më të lartë të regjistruar 111mm në Vlorë, 80mm në Sarandë, 66mm në Korcë. Në kryeqytet sasia e reshjeve 55mm dhe në pjesën tjetër të vendit nën këtë sasi.