Një tjetër personazh publik shqiptar ka rezultuar i infektuar me Covid-19. Aktorja Rajmona Bulku është prekur nga Covid-19 dhe është shtruar në spital ku po trajtohet nën kujdesin e mjekëve, raporton Dosja.al.

Megjithatë, ajo ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Nuk dihet ende se si është infektuar aktorja e mirënjohur dhe prej sa ditësh. Janë të shumtë personazhet publike që janë infektuar nga koronavirusi në vendin tonë, teksa pak ditë më parë edhe drejtoresha e ISHP Silva Bino rezultoi e prekur nga virusi. Disa nga personazhet publike që janë infektuar janë: Florjan Binaj, Nora Malaj, Skënder Brataj, Erion Veliaj, Ajola Shehu, Bledi Strakosha, Art Abazi, Shkëzen Jetishi, vëllezërit Budina etj.