Edi Rama i përgjigjet Rudina Hajdarit lidhur me akuzat e saj se në Rafinerinë e Naftës në Ballsh vidhet naftë. Kryeministri tha se ajo po gënjen nga padituria pasi smund të vidhet nafta me fabrikë të fikur.

“Hallet e njerëzve nuk zgjidhen me padituri dhe duke gënjyer. Ju gënjeni nga padituria. ju thoni se nafta po vidhet ndërkohë që fabrika është e fikur

Kush e vjedh naftën kur rafineria është e fikur. Ata nuk marrin rrogat sepse fabrika nuk punon. është e rëndësishme që në përpjekjen tuaj të sinqertë për të ndihmuar njerëzit, nga padija mund të bëni më shumë dën se sa mirë. Nga ana tjetër është e pavërtetë kjo që thoni ju që unë hesh e bëj sikur dëgjoj. Dëgjoj shumë mirë, por ka një problem. Punonjësit e një kompanie private sepse nuk është e shtetit, që nga koha e qeverisë së partisë tuaj ajo nuk është më në dorën e shtetit. Punonjësit e një kompanie që falimenton trajtohen me asistencë sociale, ky është detyrimi i shtetit. Ne jemi të dëgjueshëm ndaj hallit të tyre por nuk janë aty se duan asistencë sepse asistenca do sillte largimin e tyre nga aty. Pagat sua jep shteti.

Nuk jemi më në komunizëm që kur babai juaj i ndjeri dhe të tjerë vendosën ta shembin.
Meqë ke kontakt me ato gratë bëj u thirrje ta mbyllin grevën. Iu ftoj të bashkoheni me mua ta mbyllin grevën. Smund të lëviz nëse nuk e bëjnë. Sepse janë parimet që ka shteti”, tha Rama.