Kryeministri Edi Rama ai ka kthyer një tjetër përgjigje kreut të PD Lulzim Basha mbi daljet e tij publike dhe akuzat për inceneratorët.
Rama thotë se “falë impianteve moderne që do të vazhdojmë të ndërtojmë, do mund të mblidhen njerëzit e të gjitha moshave për parqet e për aktivitete gjithëfarë!”
Reagimi i plotë:
Po Lulzim ka qenë PD dhe e tërë politika e vjetër e mbledhur në formë malesh me plehra në mes të Tiranës, Elbasanit,Fierit e kudo, ku falë impianteve moderne që do të vazhdojmë të ndërtojmë, do mund të mblidhen njerëzit e të gjitha moshave për parqet e për aktivitete gjithëfarë!