Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish lapsusin e liderit të PD-së Lulzim Basha teksa prezantonte planin me 5 pika për rimëkëmbjen e vendit nga kriza e shkaktuar nga COVID-19.

Pas deklaratës së Bashës se ‘6 në 4 biznese po falimentojnë’, ku në fakt duhej të thoshte; “6 në 10”, sipas raportit të fundit të BB, kryeministri tha se kur vjen puna te aritmetika, jemi në kushtet e komedisë.

“Kam parë siç kam parë si të gjithë. Nuk është lapsus. Është trendi. Kur vjen puna tek aritmetika. Të shifrat, tek pikat. Aty pastaj jemi në kushtet e komedisë. Nuk jemi në kushtet e bisedës serioze. Kaq skam parë asgjë. S’mund të them më shumë.”, tha ai.