Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur presidentit Ilir Meta. Në fjalën e tij para Asamblesë së Partisë Socialiste, Rama mori me radhë të gjitha përplasjet me Metën. Kreu i socialistëve tha se ishte në dijeni për letrën që kishte dërguar sot Ilir Meta dhe pranoi që ka qenë emigrant. Për sa i përket nismës së Metës për të mbledhur profesorët socialistë që janë larguar në vite, Rama tha se i vemti që është është përjashtuar është Kastriot Islami.

“Ilir Meta u ka shkruar një letër, nuk e dija që Taulanit do ta fuste në rend dite. Ilir Meta kishte thënë se më kishit marrë ju mua emigrant në Paris. Kjo tregon se sa shumë i do ai emigrantët. Ilir Meta, Saliu, Monika e Luli nuk i duan fare emigrantët. Po nuk ishte LSI-së ti nuk ekziston fare për Ilir Metën. Që unë kam emigrant kjo është fakt, që unë dua që të ketë emigrantë në listën e deputetëve kjo është fakt sërish. Kjo kënga e refugjatit që u bë ministër është një këngë që tregon se e do Shqipërinë vetëm për vete. Ilir Meta flet për banditë e trafikantë, ndërkohë që profesorë e intelektuar janë larguar nga partia Socialiste. Kërkon që të marrë me vete, Katriot Islamin, se ky me rezulton i vetmi i përjashtuar dhe më pas i bëni atë që nuk thuhet Partisë Socialiste”, u shpreh Rama.

Më tej Rama ka hedhur edhe njëherë akuza për Presidentin, duke thënë se ky i fundit po dergjet skutave për të mbledhur vota për LSI-në. “Jo vetëm për Reformën në Drejtësi, por dhe për luftën kundër krimit, askush nuk e bën dot atë që ka bërë Partia Socialiste. Ilir do video, unë nuk merrem me video. Do video për skutat që ai futet, por është e sigurtë në botë, as Saliu as ka pasur dhe as do të ketë më që dergjet skutat për të bërë fushatë për zgjedhjet e ardhshme. Kë takon ai nëpër skuta e di vetë. Fakti që futet nëpër skuta, nëpër kthesa e mbi kalime, sikur të ishte më i votuari në opozitë është fakt kriminal

Thonë shumë që “ti e bërë president”. E vërteta është ndryshe. Ilir Meta u bë president me votat e veta dhe të Partisë Socialiste. Ne nuk i kishim votat për të zgjedhur një president tjetër, por kam qenë i bindur që do ishte një president i opozitës. E kam thënë ditët që u zgjodh. Ne mund të iknim në zgjedhje, por sërish nuk do ishim të bindur se do i kishim votat në zgjedhje”, shtoi kreu i qeverisë. Për sa i përket debatit me Metën, Bashën apo Kryemadhin, Rama tha se ai nuk dilte në debat nëse nuk do zgjidhin se cili është kryetari i opozitës. Ai i ftoi të tre që të bëjnë debat mes tyre dhe pasi të kenë zgjedhur kreun e opizitës ai do ta shqyrtojë kërkesën për përballje.

“Ilir thotë hajde në debat, Luli thotë hajde në debat, Monika thotë hajde në debat, vetëm Saliu nuk thotë hajde në debat se e di shumë mirë. Por Ilir të bëjë debat me Monikën dhe të sqarojnë se kush është kryetari i LSI-së, se Ilir që punon për LSI-në kjo është fakt. E di që do e fitojë debatin me Monikën dhe pastaj të bëjë debat me Lulin të zgjidhin se kush është kryetar i opozitës. Por kështu jo”, vijoi kreu i qeverisë. Në fund ai kritikoi Presidenin për dekoratat që po jep për heronjtë e popullit, duke thënë se as Enver Hoxha nuk e kishte bërë një gabim të tillë. Me ironi Rama tha se Meta ka marrë varrezat me radhëdhe se shumë shpejt mund të dekorohet dhe Skënderbeu.

“Edhe diçka të fundit për Ilir Metën, është presidenti i parë dhe i fundit që jep dekorata për ata që kanë vdekur para se ky të lindte, kjo nuk ekziston. Edhe mbretërit nuk japin dekoratat për ata që kanë vdekur më parë. Ka medalje të posaçme për ata që vriten sot, vritet një ushtar në Afganistan i jepet medalja të shoqes, fëmijëse. Por që ti të dekoroshheronjtë e popullit kjo tejkalon Boratin, kjo e bën Boratin më të shëmtuar se kopja. Çfarë i bën Ilir Meta, Vojo Kushi? Edhe Enver Hoxha ka dhënë vetëm një herë, për Selam Musain, ja dha dhe ky më pas. Kjo ka qenë e vetmja shkelje e protokollit. O Ilir leri të rënët në punën e tyre se heronjve të popullit nuk u jepet dekorata, se ajo është dekorata më e lartë. Siç duket kjo punë do i japë dekoratë dhe Skënderbeut, i ka marrë varrezat me radhë”, tha ndër të tjera Rama.