Kryeministri Edi Rama në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, ka bërë me dije si ligji i medias do të kalojë dhe se e gjitha është bërë me rekomandime të OSBE-së.

“Mos ngatërro OSBE me BE, ligji është i konsultuar një vit me OSBE dhe i miratuar nga OSBE, dhe po bëhet adoptimi i rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe ligji i medias do të kalojë, jo për t’i mbyllyr gojën gazetarët por që ato që janë në sulme të pabaza”, tha Rama.