“Luli është në pritje të largohem unë nga jeta dhe të bëhet kryeministër”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend. “Luli është në pritje që biologjia të kryejë rotacionin, pra për arsye biologjike, moshe apo goditjesh në sistemet e mia të frymëmarrjes apo qarkullimit të gjakut, unë të largohem nga jeta dhe Luli të bëhet kryeministër se një tjetër program unë nuk e shoh. Program nuk ka, ndërsa strategjia është prit biologjinë, dhe ndërkohë bëj hajgare ma aritmetikën”, tha Rama.
Më tej u ndal te presidenti Ilir Meta:
“Sipas Ilir Metës ky parlament nuk ka legjitimitet për të bërë punën e tij, sepse sipas tij, ju që jeni këtu, zëvendësues të atyre që ishin këtu ju kam sjellë unë në bashkëpunim me Taulant Ballën dhe disa alienë, ju kemi gjetur në Hënë, Mars, Jupiter; të gjithë ju që jeni këtu keni ardhur me firmën e Bashës dhe Monika Kryemadhit, këta kanë firmosur për ju, madje edhe më keq akoma, madje për disa nga ju ka firmosur Peço Vasili, keni ardhur me recetë të Peço Vasilit. Sipas Ilir Metës nuk ekzistoni, sipas meje ju jeni një aksident i dobishëm në këtë fazë sepse falë jush ne kemi arritur të bëjmë atë që s’do kishim arritur ta bënim dot nëse këtu do ishte Monika, Luli dhe shokët e tyre, që s’duan zgjedhje. Ndrëkohë që Ilir Meta ka një problem tjetër shumë të qartë, një problem aq të qartë saqë është e dhimbshme nga ana njerëzore ta shikosh katandinë e një invididi që Shqipëria i ka dhënë atë që s’i ka dhënë askujt, që nga Ismail Qemali e të tjerët me radhë nuk kanë marrë atë që ka marrë Ilir Meta; edhe kryeministër 30 vjeç, edhe kryepralamentar 40 vjeç, edhe president, tani për të 60-at çfarë kërkon? Të bëhet mbret?”