Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu kanë inspektuar punimet që po kryen për ndërtimin e maternitetit të ri të Lezhës.

“Është një investim i qeverisë shqiptare në vlerën 2.9 milion euro. Do të jetë një maternitet me kapacitet 55 shtetër, 2 salla operacioni, 2 salla lindjeje. Ne jemi përperjekur të ecim me ritme të shpejta të punimieve, pavarësisht situatës së epidemisë dhe brenda muajit Mars-Prill do t’a kemi përfunduar të gjithë këtë projekt”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se po kryhen investime cilësore që do t’i rezistojnë kohës. Manastirliu tha gjatë inspektimit në maternitetin e Lezhës se po vijon puna edhe në disa kantiere të shëndetësisë për përmirësimin e shërbimit për nënën dhe fëmijën.

Gjatë fjalës saj, Manastirliu tha se forcimi i spitaleve rajonale vijon dhe krahas përfundimit të punimeve në maternitetin e Lezhës, do të përfundojnë dhe ato në maternitetin e Beratit dhe të Kukësit. “Shumë shpejt besoj, brenda 4-5 muajve përbyllet investimi. Ashtu sikurse do të kemi të përfunduar edhe maternitetin e Beratit dhe atë të Kukësit”, bëri me dije Ministrja e Shëndetësisë.