Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Asamblenë e PS-së me batuta, por duke renditur edhe punët e bëra që në mandatin e parë të qeverisjes.
” Falenderoj Ballën që organizoi këtë mbledhje në qiell të hapur dhe që bëri të mundur që të mos mungoj as dielli sot këtu duke n krijuar mundësinë që të nisim fazën e fundit të këtij mandati dhe njëkohësisht fazën finale të përpjekjes për të marrë mandatin tjetër. Besoj që është e rëndësishme gjithmonë të kemi parasysh se nga vijmë për të bërë të mundur të dimë se ku mund të shkojmë dhe tani më kur bëhen 7 vjet nga dita kur ne morëm detyrën, mund të thuhet se jemi në kushtet kur e keqja më e madhe është harruar, ose duhet kujtuar dhe rikujtuar sepse dita kur ne e nisëm këtë rrugëtim nuk ka asgjë të ngjashme me ditën ku jemi sot, por siç e keqja harrohet shpejt e mira nuk ka fund.
Ne duhet të mbajmë parasysh se teksa numërojmë me të drejtën tonë ato që kemi bërë në asnjë moment të mos ia themi veten dhe të mos lëmë përshtypjen te të tjerët se jemi të kënaqur me sa kemi bërë. Dhe kur kthejmë kokën pas është e vështirë që të zgjedhësh më parë në raport me sa shumë na është dashur të bëjmë. Mandati i parë ishte përpjekja për të ndaluar rrënimin dhe hemoragji të rre zikshme në raport me vetë financat e vendit ku ne jemi ulu në detyrë dhe kemi parë në tryezë të dhënat reale kemi qenë përballë sfidës së madhe të vendimit të rrogave dhe pensioneve pa pasur nevojë për t’i ulur ato. E kujtoj betejën që kemi pasur me Fondit që të mos ulnim rrogat, nuk e harroj kur FMN na janë drejtuar dhe na kanë thënë “këtë e kam dëgjuar nga të gjithë kryeministrat, por e kemi mësuar se kjo reformë në Shqipëri nuk bëhet” dhe sot besoj se të gjithë ato që me të drejtë ankohen për shumëçka iu duhet kujtuar që 7 vite më parë mbanin radhën në shi për të paguar fatura afrofe të energjisë elektrike, që i paguanin për vetë dhe për gjysmën e dynjasë që nuk denjonte të paguante, ndërsa sot, prej disa vitesh tani më s’ka më fatura afrofe dhe s’ka më radhë në shi”, tha Rama.