Sërish kryeministri Rama ka zgjedhur që mëngjesin ta nisë me përgjigje për ata që sipas tij shpifin për ekonominë shqiptare.

Në faqen e tij në Facebook, Rama shkruan se 10 bizneset më të mëdha në vend kanë paguar taksa 3 herë më shumë gjatë qeverisjes së tij.

Ai ka publikuar disa shifra sipas të cilave, nga viti 2006-2013 këto biznese kanë paguar 13 miliardë lekë taksa ndërsa nga 2014-2019 kanë paguar 39 miliardë. Rama shkruan se “oligarkët” kanë paguar 3 herë më shumë taksa në 5 vite se sa në të gjitha vitet e qeverisjes së atyre që shpifin.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë të dhënë krahasuese, e cila tregon fare qartë se “oligarkët” kanë paguar 3 herë më shumë taksa në 5 vjet, se sa në të gjitha vitet e qeverisjes së atyre që shpifin e shpifin që diçka të mbetet, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.