Në përmbyllje të fjalës së tij nga kantieri i aeroportit të Kukësit, kryeministri Rama ka nënkuptuar dhe kohën se kur do të largohet nga politika. Teksa apeloi për mandatin e tretë me Partinë Socialiste, Rama u shpreh i bindur se deri më 2029 opozita nuk do të ishte në pushtet dhe një brezë i ri do të merrte fatet e vendit në duar.
“Një gjë është e sigurt, deri në 2029 këta nuk do të jenë në pushtet. Deri atëherë do të jetë bërë gati brezi i ri, i cili sot po mëson me librat e Oxfordit dhe Cambridge. Ata do të vijnë me platformat e tyre, më të mira dhe do të marrin para këdo që do të jetë në pushtet. Se unë s’do të jem”, u shpreh Rama në fund të fjalës së tij.