Kryeministri Edi Rama teksa është pyetur lidhur me largimin e bluzave të bardha nga vendi, ka theksuar se nuk ka mungesë mjekësh në sistemin tonë shëndetësor. Ndërkaq shtoi se para 7 vitesh vendi ynë nuk kishte sistem shëndetësor ndërsa sot gjithçka ka ndryshuar.
“Pjesa më e madhe e mjkëve nuk ka ikur nga Shqipëria, doni ju apo sdoni ju. Shifrat janë aty. Ne nuk keëmi mungesë mjekësh në sistemin shëndetësor, doni ju s’doni ju. Mos ngatërroni standardet e shërbimit në një tablo globale me mungesën apo mosmungesën globale, se ti na çove deri në Pakistan.
Pse e ke këtë zakon që i ndërhyn tjetrit sepse s’e kuptoj.
Ambrozia, mos përfito nga statusi i veçantë . Ti nuk saktëson dot pyetjet e tua ndërkohë që unë flas. Pastaj mund të marrësh mikrofonin dhe të thuash më fal por e kisha diku tjetër. mos më ndërprit. e kemi kaluar këtë fazë apo jo. Faleminderit shumë (i kthehet gazetres ambrozia Meta e cila e replikonte jashtë mikrofonit). Mos ngatërroni gjëra që s’kanë lidhje me njëra tjetrën. Shqipëria sistem shëndetësor me probleme dhe nevoja të mëdha por është një sistem shëndetësor. Para 8 vitesh Shqipëria nuk kishte sistem shëndetësor.
Në spitale dhe po iu kujtoj se në spitalin nënë tereza hyje dhe nuk e ndaje dot a ishe në një pazar fruta perimesh apo në një treg frutash të përdorura sepse vetëm spital nuk çoje nëpër mend. Pastaj hyje bredna dhe se dalloje kush ishte mjeku, infermieri, i sëmuri sepse skishte as uniforma. Spitali skishte ilaçe. Larg qoftë të kishte rënë Covidi 7 vjet më parë sot do të ishim ne si 7 vjet më parë atëherë do ishte Shqipëria lajm botëror”, tha Rama.