Kryeministri Edi Rama deklaroi se mbajtja e maskave duke nisur nga e enjtja do të bëhet e detyrueshme për të gjithë, ndërsa theksoi se thelbi nuk është tek gjobat. Gjatë një konference për mediat, Rama tha se e gjitha bëhet për të shmangur një mbyllje të dytë.

“Sa i përket maskave, do të jetë e detyrueshme për të gjithë. Nuk është gjoba motivi se pse njerëzit duhet të mbajnë maskat, motivi kryesor që duhet ta mbajnë jashtë, nga unë i pari, është që të shmangim larg qoftë një mbyllje tjetër. Do të ishte shumë e rëndë. Se kuptoj se cila mëndje mund të thotë e për këtë bezdi, s’diskutohet, që të rriskosh një goditje si mbyllja e detyruar. S’është çështja tek gjoba fare. Kështu them unë”, u shpreh Rama.