Kryeministri i vendit Edi Rama prezantoi sot platformën e re të Partisë Socialiste, një platformë dixhitale ku do të kenë akses të gjithë anëtarët e kësaj force politike brenda dhe jashtë vendit.
Rama tha se kjo platformë është një mekanizëm që rrit respektin për çdo anëtar dhe anëtare të partisë, të cilët krahas komunikimit dhe ndërveprimit, përmes kësaj platforme do të mund të zgjedhin edhe deputetët përmes votës së tyre. Pra, secili anëtar do japë pëlqimin me një vlerësim nga 1 tek 5 për kandidatët me të cilët PS-ja do shkojë në zgjedhjet e 25 prillit.
“Një proces modernizimi të komunikimit të brendshëm të partisë dhe me këtë rubrikë të parë hapim platformën e re digjitale që është një platformë inovative që krijon një hapësirë të përbashkët të një komunikimi të shpejtë brenda familjes politike ku çdo anëtarë ka një akses përmes një çelësi personal në këtë platformë. Mund të marrë pjesë në të gjitha proceset brenda platformës që nga vlkerësimi i deputetëve tek diskutimet e brendshme, proceset e ndërveprimeve në funksion të marrjes në kohë reale të informacionit nga qendra. Të shkëmbimit në kohë reale me qendrën, të ndjekjes së aktivitetit sipas çdo bashkie, përmes telefonit apo kompjuterit më të afërt. Dhe të kenë mundësi për të adresuar drejtëpërdrejtë deputetin, kryetarin përfshirë dhe Është një hap i parë që do ndiqet nga hapa të tjerë sipas një plani që kurorëzohet në 25 prill. Procesi dhe ndërveprimi vijon dhe më tej. E gjithë jeta e partisë të marrë një hov të ri dhe të gjallërohet më tej pa pasur nevojë për mbledhjen e rradhës nga partia. Deputetët të jenë të parët që të marrin informacionet. Të ketë më shumë vëmendje lidhur me vërtetësinë e një informacioni. Kjo është e rëndësishme se këta janë njerëzit në vijën e parë. PS ka një mbështetje që shkon disa fish përtej kufijve të anëtarësisë.
Por është anëtarësia që ka barrën të bëjë urën mes partisë dhe publikut. Kjo platformë është një mekanizëm që rrit respektin për çdo anëtare të partisë në konkretizimin e peshës dhe fuqisë të çdo anëtari. Ky është hapi i parë. Duam të përfshihen në këtë proces jo vetëm anëtarët e partisë brenda Shqipërisë por edhe ata jashtë partisë. Të gjithëve do ju shkojë një letër me postë me çelsin përkatës individual. Në këtë proces presim një intensifikim të komunikimit me përfaqësuesit. Mundësia për të shfrytëzuar hapësirën që krijon teknologjia është e jashtëzakonshme dhe zhvillimi i komunikimeve jo vetëm me shkrim por edhe i komunikimeve me grupe përmes videokontakteve është patjetër një hapësirë e mrekullueshme që krijohet. Ne duhet të bëjmë këtë proces për të dëgjuar çdo anëtare partie lidhur me deputetët në qarkun e vetë. Çdo anëtar do japë një vlerësim me pikë nga 1-5 si e sheh çdo deputet pas kësaj periudhe përfaqësimi bazuar në mbështetjen ai ose ajo ka dhënë.Këto vlerësime do na ndihmojnë për të kuptuar nivelin e marrëdhënieve mes deputetëve dhe anëtarëve të partoisë dhe krijimin e skuadrës që do të na ndihmojë në zgjedhjen më 25 prill. Në ditët në vijim do hapim një proces tjetër sërish përmes platformës së PS.
Do jenë ndarë në dy grupe lidhur me deputetët që njerëzit duan. Këtu nuk do të shohim krah, kush është kush, do i japim mundësi të gjithëve që do japin opinione për figura që tërheqin vëmendjen dhe që kanë mbështetje në komunitete të ndryshme për të pasur një mundësi vlerësimi në shkallë të gjerë. Për të mos e lënë zgjedhjen e skuadrës së re në kanalet e vjetra të komunikimit. Do jetë një proces i hapur dhe do na krijojë një zgjedhje më të gjerë. Duke qenë se nesër konkretizojmë në Kuvend listat e hapura. Të gjithë kandidatët janë pontecialisht të zgjedhshëm ne na duhet që minimalisht ta dyfishojmë skuadrën. Sot kemi një skuadër me 74 deputetë. Sot kjo do të ndryshojë rrënjësisht duam që të jemi sa më të përputhur me opinionin në çdo qark lidhur me skuadrën që do nxjerrim në fushë. Duam dhe një vlerësim për deputetët aktualë” – tha Rama.